Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar në provincën e Catanias në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti ndodhi në orën 14:06 të ditës së premte.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në Catania dhe provincën e saj, por edhe në zonën e Sirakuzës. Epiqendra e tërmeti ishte në det, rreth 6 kilometra nga bregu i Jonit dhe në një thellësi prej rreth 20 km.

Njerëzit u derdhën në rrugë, ndërsa në Katania, disa qendra tregtare dhe shkolla janë evakuuar si masë paraprake.

Goditja u ndje në të gjithë Sicilinë lindore dhe në brendësi deri në Caltagirone për shkak të thellësisë dhe afërsisë me bregun e epiqendrës. Për momentin sipas asaj që mësohet nuk ka raportime për dëme.


Shtuar 21.04.2023 17:00