Policia ka shoqëruar në polici një 50-vjeçar në Fier pasi ka tërhequr me makinë nga pas një qen, duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur.
Njoftimi i policisë:
Fier
Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku në fshatin Seman, një automjet tip “Opel Korsa” tërheq nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur, ju sqarojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./albeu.com