Tërheqja e trupave nga kufiri me Ukrainën, Putin: Rusia nuk dëshiron luftë

Pas tërheqjes së një pjese të trupave ushtarake në kufirin me Ukrainën, ka reaguar presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin pyetet nëse ai mund të përjashtojë mundësinë e luftës në Evropë.

Ai i referohet komenteve të mëparshme të kancelarit Scholz se brezi i tij nuk mund ta imagjinojë luftën në Evropë, por thekson se kontinenti ka parë luftë në Jugosllavi në vitet 1990, të cilën ai pretendon se ishte iniciuar nga NATO.

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë dhe kështu ka paraqitur propozime për fillimin e një procesi negociator, por ai thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve të Rusisë.

Megjithatë, ai shton se ka ende çështje të paraqitura nga NATO dhe SHBA, të cilat mund të diskutohen./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 15:57