Ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar pasi veshi fanellën me mbiemrin “Jashari”, pas fitores së “helvetëve” ndaj Serbisë në Katar 2022.
Xhaka sqaron se nuk kishte asgjë politike, pasi ajo fanellë ishte dedikuar për një tjetër futbollist shqiptar që luan për Zvicrën, Ardon Jashari.
“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.
Ai ndau edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.
“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka./albeu.com
View this post on Instagram