Tentoi t’i ikë policisë, kapet makina e mbushur me drogë në kufirin shqiptaro-grek, në pranga dy persona

Policia helene ka ndalur një makinë të mbushur me lëndë narkotike në mës kufirit greko-shqiptar në pikën e Igumenicës. Mediat greke raportojnë se makina ka tentuar t’i largohet policisë duke lëvizur me shpejtësi, por më pas ëhstë aksidentuar me një trafikndarëse.

Brenda në mjet janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe 400 euro dhe 3 celularë, ndërsa janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër.

Kombësia e shoferit ende nuk dihet, ndërsa pasagjerja mësohet se është greke. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për t’u ngarkuar me drogë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 7 raste të trafikut të drogës të dyshuar të linjës nga Saranda ne Igumenicë dhe ka sekuestruar rreth 375 kg marijuanë. Ndërsa në vende të ndryshme të Greqisë prej fillimit të vitit janë kapur rreth 1 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.


Shtuar 28.03.2023 18:49