Tentoi t’i fuste djalit lëndë narkotike brenda në burg, arrestohet 53-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili ka tentuar t’i fusë lëndë narkotike bë burg djalit të tij, duke e fshehur në atlete.

“Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë,  ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike. Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 16:03