Albeu.com mëson se tentative për vrasje ka ndodhur një ditë më parë dhe se ngjarja u zbardh ditën e sotme nga Policia e Devollit.
Siç njofton policia 73-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Bilishtit, ndërsa pritet të dërgohet te Trauma në Tiranë për shka të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Fillimisht ai tha se ishte rrëzuar akisdentalisht në oborrin e banesës, por më pas policia kuptoi se ngjarja nuk ishte aksidentale,mpor tentativë për vrasje. E si rrjedhojë sot u arrestua personi që tentoi ta vriste me sëpatë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes e as arsyeja se pse i plagosuri tentoi të mbulonte tentativën për vrasje.
Njoftimi i Policisë
Falë veprimeve hetimore të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit, kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar V. B., 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.
/albeu.com/