Tentoi të vriste Edison Begajn në Vlorë, arrestohet autori pas 4 muajsh

Policia e Vlorës bën me dije se është ekzekutuar  vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit Edison Begajt, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, Edison Begajn 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 08:34