EMRI/ Tentoi të korruptonte drejtuesin e mjetit, përjashtohet nga radhët e policisë efektivi i Rrugores në Fier

Një punonjës i Policisë është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pasi ka tentuar të marrë ryshfet nga një drejtues mjeti, duke i falur kështu gjobën.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor Hysen Metalia, AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e  qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./albeu.com


Shtuar 24.12.2022 23:41