Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës mbi 34 mijë euro të padeklaruara, procedohet gruaja nga Burreli

Një person është vënë nën hetim nga Policisë Kufitare në Kakavijë pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria një shumë prej 34,700 euro, pa e deklaruar siç parashikon ligji.

Gjatë kontrollit në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kontrolluar çantën e shtetases D. B., ku kanë gjetur shumën e eurove të paparaqitur.

Ajo nuk kishte deklaruar asnjë shumë parash, shkelje që ka ngritur dyshime për mosrespektimin e rregullave të ligjit për kalimin e kufirit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.02.2026 12:13