EMRI/ Tentoi të kalonte heroinë jashtë kufirit, arrestohet në Kakavijë 45-vjeçari

Policia Kufitare ka arrestuar një 45-vjeçar nga Fieri, Spiro Qose, për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë /Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit  të lëndëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë  një 45-vjeçar.

Sekuestrohet një pako e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar  heroinë, 1 automjet dhe 1 celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “benz” që drejtohej  shtetasi  S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 11:32