Një 35-vjeçar sllovak është arrestuar nga policia shqiptare ndërsa po tentonte të kalonte armë dhe drogë.
Arrestimi i 35-vjeçarit u bë i mundur ndërsa po kontrollohej në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit në automjetin e drejtuar nga 35-vjeçari dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë sllovakun.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Policinë vendore, masa të shtuara gjatë sezonit turistik, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.