Tentoi të hyjë në Shqipëri, policia arreston të dyshuarin për vrasjen e tifozit grek (EMRI-FOTO)

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një nga personat e dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek një ditë më parë në Athinë.

Arrestimi i 19-vjeçarit Domagoj Pezer u bë në një autobus të linjës Athinë-Tiranë ndërsa po tentonte të kalonte pikën kufitare të Kakavijës, për të hyrë në Shqipëri.

Menjëherë pas arrestimit i riu është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Athinës ku po merret në pyetje.

Sherri mes tifozëve kroatë dhe atyre grekë një ditë më parë, shkaktoi vdekjen e një personi, çka solli dhe shtyrjen e ndeshjes mes AEK dhe Dinamo Zagreb, e vlefshme për Champion League.


Shtuar 8.08.2023 17:24