Nikollaq Lule, vëllai i pronarit të shtëpisë e cila u tentua të grabitej nga një person, por hajduti humbi jetën pasi ngeci në dritare thotë se hajduti është gjetur i vdekur, i varur në dritare.
Sipas tij, fillimisht personi kishte thyer xhemin e një dere, por pasi nuk kishte gjetur gjë aty, kishte tentuar të futej përmes xhamit të një derë tjetër, ku edhe kishte ngecur.
Të lidhura
“Vëllai ka një muaj që ka ikur në Greqi te fëmijët, do festonte pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha, kontrollova dhe nuk kishte gjë. Ai ka lënë një komshi që vjen për të ushqyer qenin. Kur kishte ardhur sot në mëngjes, kishte gjetur një person në dritare. Kishte lajmëruar policinë dhe vëllain. Vëllai më mori mua se kisha unë çelësat e shtëpisë. Ai fillimisht kishte thyer atë xhamin aty, po nuk kishte gjetur gjë dhe kishte ardhur tek kjo dritarja e shtëpisë. Këto xhamat janë të vegjël, ai ka tentuar të futet dhe ka ngecur gjysmë trupi dhe nuk dilte. Në mëngjes ai zotëria e gjeti të varur, të vdekur në xham”, tregoi ai.
Ai tha se është marrë në pyetje nga policia, ndërsa theksoi se autori që ka tentuar të vjedhë shtëpinë ishte i përgatitur për të kryer grabitjen, pasi ishte me maskë dhe doreza.
“Ishte fytyrë e paparë. Ishte me kapuç, me doreza i përgatitur për vjedhje, por nuk kishte kartë identiteti me vetë”, tha ai për mediat.


