Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Këtë të enjte, një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, “FiBank”, në zonën e ish-parkut të Autobusëve, është tentuar të grabitet me armë zjarri pak momente më parë.

Mësohet se autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

 

 

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marrë lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Bardhyl Fusha, është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.


Shtuar 12.02.2026 11:58