Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren, kërkohen 7 vite burg për ish-policin në Lezhe

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, të ish-efektivit të policisë Kol Kola. Ish-efektivi  u arrestua në muajin maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj, i cili dha maksimimin e dënimit për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare”, por duke qene se i është pranuar gjykimi i shkartuar i ulet 1 e 3 e dënimit.

Referuar dosjes hetimore thuhet se është arritur të provohet se 62-vjeçari Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të”.

Por vetë i pandehuri i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen si inskenim.Tashmë do të jetë gykata e cila do të vendosë për fatin e ish-policit Kol Kola i cili u arrestua, nga policia, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare e mitur e cila rrëfeu atë që i kishte ndodhur.

Pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale dhe prokuroria kërkoi menjëherë ndalimin e tij.Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh në disa zona të Qarkut të Lezhës.

Arrestimi i policit për abuzim seksual:

 Një punonjes policie në Lezhë është arrestuar, pasi ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me një vajze të mitur. Sipas të dhënave zyrtare shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të shtetasit Kol Kola 62-vjeç banues në Lezhë, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.

Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshes 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa dhe mënjehërë ka bërë kallëzim, duke rrëfyer atë çfare i kishte ndodhur. Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se efektivi i policisë Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Në lidhje me rastin po vazhdojnë hetimet nga prokuroria e Lezhës për dokumentimin e plotë të asaj çfarë ka ndodhur. Kol Kola është pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.12.2021 11:31