Tentoi ta përdh*nonte, 21-vjeçarja godet me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës, detaje nga ngjarja (EMRI)

Një person, i identifikuar si Zef Paloka, ka mbërritur i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Vaun e Dejës.

Burime bëjnë me dije se autorja e plagosjes është një 21 vjeçare e cila dyshohet ta ketë qëlluar me thikë 68-vjeçarin për vetmbrojtje, pasi ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Policia ka shoqëruar në komisariat autoren e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të plagosjes.

“Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 31.08.2023 23:49