Këtë të enjte, 12 shkurt 2026, një grabitje me armë zjarri, ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në degën e FiBank.
Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marrë lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

