Dita e djeshme nuk ka qenë e qetë për Tiranën.
Uniformat blu njoftojnë se ka pasur disa të arrestuar për vjedhje, për ngarje të makinës në gjendje të dehur dhe kanabis.
Të lidhura
None found
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve :
E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E. R., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/.
Më datë 08.06.2021, duke punuar aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi R. C., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
