Shef i Stafit të Kabinetit të Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.
“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, shkroi Vela në Twitter.
Vela ka shkruar se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen e krijuar në veri të vendit.
“Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendi. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, ka shkruar ai.