Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç raportohet se i është përgjigjur ftesës së Bashkimit Evropian për një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajmi bëhet i ditur nga media serbe “Novosti”, i cila po ashtu shkruan se në fokus të takimit do të jenë tensionet në veri.
Parashikohet të diskutohet në lidhje me gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e tensionuar, e cila është një pikë e nxehtë që prej vitit 2013.