Tensionet në Veri të Kosovës, Meta: Vijnë nga politika provokative e Beogradit, apelojmë për dialog

Ditën e sotme kreu i Partisë së Lirisë ka dalë në një konferencë për shtyp ku dhe ka prekur disa tema.

Meta ka folur gjithashtu për situatën në veri të Kosovës ku dhe ka bërë thirrje për dialog mes të dyja palëve.

“Burim i tensioneve vjen nga politika e vjetër hegjemoniste dhe provokative e Beogradit, i cili kërkon të krijojë tensione të panevojshme në veri të Kosovës dhe në rajonin tonë. Kjo nuk shkon në interes të askujt, se sa të Rusisë. Tregon se kush është faktor që minon vlerat e bashkëjetesës ndëretnike. Jo vetëm në Kosovë, por dhe në vendin tonë, bashkëpunimin e hapur, gjithëpërfshirës, dhe rajonal. Ne mbështesim institucionet legjitime të Kosovës, KFOR dhe Institucionet ndërkombëtare. Apelojmë për dialogun si të vetmen rrugë jo vetëm të normalizimit të situatës atje për qytetarët, por për të ecur para drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për njohjen reciproke dhe bashkëpunimin rajonal.”, tha Meta në një konferencë për shtyp./albeu.com


Shtuar 13.12.2022 13:30