Tensionet në Veri të Kosovës, Lajçak mbërrin sot në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas Tanjug, Zyra për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Republikës tha se takimi do të mbahet në orën 18:30 dhe presidenti Vuçiç ka anuluar të gjitha vizitat jashtë vendit për shkak të situatës në Kosovë.

Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë seancë në të cilën presidenti Vuçiç do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet për shkak të lëvizjeve të fundit.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë në Mitrovicës Nenad Gjuriç për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së vendit për dhënien e qortimeve për riregjistestrimin e targave.

Shtuar 4.11.2022 11:44