Tensionet në veri, NATO vendos forca shtesë në Kosovë

NATO ka dislokuar forca shtesë në misionin e saj të KFOR-it në Kosovë, pas tensioneve në komunat e veriut.

Në një njoftim, Aleanca bën me dije se kjo vjen si përgjigje ndaj situatës së krijuar, trazirave të fundit, ku mbetën të plagosur 30 pjesëtarë të kësaj force paqeruajtëse.

”Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të Forcës së saj në Kosovë, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në një status shtatëditor të gatishmërisë”, thuhet në njoftim.


Shtuar 30.05.2023 15:12