Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas tensioneve të raportuara gjatë ditës së sotme në veri të Kosvës, kryesisht në 3 Komunat ku u zgjodhën krerët e rinj.
Blinken i ka tërhequr vëmendjen qeverisë së Kosovës për veprkmet e ndërmarra duke përdorur gazlotsjellës ndaj protestuesve, që ishin kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në institucione.
Sipas tij këto veprime po përshkallëzojnë situatën.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, ka thënë ai.