Tensionet në Ukrainë, Johnson paralajmëron: Sanskionet e Britanisë do të godasin rëndë Rusinë

Kryeministri Boris Johnson thotë se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të godasin “interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën luftarake të Rusisë”.

“Ata do ta godasin Rusinë shumë fort dhe ka akomë më shumë çfarë ne do të bëjmë në rast të një pushtimi. Mos kini dyshim se nëse kompanitë ruse pengohen të rrisin kapitalin në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar, nëse heqim fasadën e pronësisë ruse të kompanive, të pronës, do të fillojë të dëmtohet”, tha Johsnon.

Më tej ai tha se presidenti rus Vladimir Putin tani ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa duke “shkatërruar plotësisht” ligjin ndërkombëtar.

“Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare. Ky është vetëm i pari i një breshërie sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen”, përfundoi Johnson./albeu.com