Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente sot pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Më herët sot, Irani kërkoi një takim të organizmit prej 15 anëtarësh për të shqyrtuar veprimin e SHBA-së.
Irani quajti veprimet amerikane si “skandaloze”, duke paralajmëruar se do të ketë “pasoja të përjetshme”.
SHBA-të nga ana e saj kanë paralajmëruar Iranin që mos të bëjë veprime të mëtejshme, pasi kjo do të kishte pasoja të mëdha për Teheranin.