Tensionet në Kuvend/ Balla përplaset me deputeten e PD: Pusho moj ti pusho, se le nam…

Pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren, pasi kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën Sali Berishës për gjuhën e përdorur, fjalën e ka marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla.

Mes të tjerash, ai u ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga protestat e thirrura nga PD.

“I bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protestat e thirrua nga kjo parti. Çdo parti mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave. Ka të dyshuar të paguar, për të kryer këto akte tensioni. PD, duhet të distancohet nga këto akte dhunë, Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga Prokuroria të gjitha masat shtesë për paprekshmërinë e uniformës së policisë së shtetit”,- tha Balla.

Teksa Balla po fliste, deputetja Ina Zhupa, vijonte me akuzat e saj ndaj qeverisë nga foltorja të cilën e kanë bllokuar, por u përball me një gjuhë të ashpër nga Taulant Balla.

“Dhe tjetra, jemi sot pak ditë nga një aktakuzë e turpshme…pusho moj ti pusho, se le nam”, tha ai.

 


Shtuar 12.02.2026 10:52