Tensionet në Kryesinë e PD-së, reagon Basha: Dënoj përpjekjet që ushqejnë kulturën e vjetër politike

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rezguar në lidhje me incidenetet që u regjistruan në mbledhjen e Kryesisë së PD-së mes demokratëve.

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar u shoqërua me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë në selinë e PD-së zyrtare.

Në lidhje me këtë nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha tha se dënon me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.

Postimi i Bashës në Twitter

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjithë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cenohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.


Shtuar 7.06.2023 13:05