Ashtu siç nisi me debate, ashtu edhe përfundoi Komisioni i Ligjeve, ku u diskutua për projektin e Portit të Durrësit. Në fund, pas shumë orë diskutimesh, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka hodhi në votim pr/ligjin, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi ngrihet nga vendi, i rrëmben mikrofonin drejtueses së Komisionit dhe e hedh në mes të tavolinës.
“Nuk ka më diskutim, do kalojmë në votim, sepse ju kolegë nuk keni respekt. Në momentin që ju flisni ne ju respektojmë. Në momentin që ne flasim ju flisni në korr. Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord me projektligjin? Të numërojë votat sekretaria”, tha Bushka, ndërsa në këtë moment, Gazment Bardhi ngrihet nga vendi dhe i hedh mikrofonin.