Tensione të ashpra mes Albës dhe Big Mamës: Do të ta nxij jetën

Tensionet në “Ferma VIP” mes Big Mamës dhe Albës së fundmi janë përshkallëzuar sërish duke e çuar kështu situatën në një debat shumë më të fortë dhe duke e mbyllur me ofendime.

Në një moment kur fermerët shfaqen të ulur në tavolinë, Alba qëndronte e distancuar. Por pavarësisht kësaj kjo gjë nuk e pengoi Big Mamën të përfundonin në përplasje verbale.

“Do ja plotësoj dëshirën publikut që më ka zgjedh të preferuar, të rri këtu dhe të ta shkatërroj jetën ty. O debile,” deklaroi Big Mama me tone të ashpra.

Në reagimin e saj artistja e shumënjohur shtoi se do t’ia “nxijë jetën” Albës dhe nuk do t’i plotësojë asnjë dëshirë. Nga ana tjetër Alba reagoi duke i thënë: Nuk je burrneshë.


Shtuar 5.05.2025 17:52

Tags: ,