Pas Kryeministrisë, protestuesit në Tiranë janë drejtuar drejt Unazës dhe së fundmi kanë bllokuar urën në hyrje të ish-Bllokut.
Ata janë përplasur me policinë, pasi këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e krijuar nga qytetarët që ka sjellë një kaos të qarkullimit në kryeqytet.
Ka pasur tensione të shuma dhe po ashtu forcat e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar shumë protestues.