Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO)

Situata vijon të jetë e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia, po zhvillojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Banori Bekim Koçeku, ka dalë përpara fadromës, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë aksionin:

“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vijnë e të vënë dorë. Po na prishin shtëpitë, po na nxjerrin në rrugë të madhe. Le të më hipë sipër kamioni, le të vdes edhe unë.

I bëj thirrje Ramës, Benet Becit, kujt të mundet të vëjë dorë. Në të kundërt unë do të vdes sepse nuk kam para të paguaj borxhet”.

Edhe motra e tij, e pranishme në protestë, shprehu vendosmërinë për të mos lënë banesat e tyre: Kemi ndërtuar 5 shtëpi.

Bekimi ka marrë kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar. Pasha të madhin Zot, në fadromë vdes, këtë vend nuk e lëshojmë”.

Nga ana tjetër, drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, deklaroi se në Theth janë planifikuar për t’u prishur rreth 70-80 objekte të ndërtuara pa leje.

 


Shtuar 9.07.2025 14:48