Tensione në seancën plenare, Berishës i ndërpritet fjala, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren

Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ka kursyer ironitë në Kuvend,ku tha se mazhoranca po mbron “vithet” e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas gjuhës së përdorur nga Berisha, kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i ka ndërprerë kryedemokratit fjalën.

 

 

Menjëherë u rrethua nga deputetët demokratë dhe garda, ndërsa Peleshi i kërkoi të uleshin.

Berisha: Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta njerëz shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike.

Pelshi: Nuk mund të lejojmë këtë lloj fjalori në këtë Kuved. Ndërpritet fjala.


Shtuar 12.02.2026 10:42