Tensione në protestë, Noka përplaset me policët

Tensione te ish-Sheshi Shqiponja në protestën e Partisë Demokratike.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka shtyrë policët. “Ec shtyhu aty mbrapa. Edhe ti mbrapa, edhe ti”, iu ka thënë Noka-efektivëve.

Akset kryesore të vendit që janë paralizuar nga protesta e opozitës janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta.


Shtuar 29.10.2024 19:18