Aeanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me debat. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka hapur seancën duke lexuar pikat e rendit të ditës, për të cilat pritet të ketë diskutime.
Në rendin e ditës janë disa pika ndër të cilat përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme.
Opozita ka kërkuar të ndërpritet seanca plenare, për shkak se në sallën e Kuvendit nuk ndodhen minimumi as 55 deputetë.
Disa nga këto pika është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. Pas ratifikimeve do të ketë diskutime.