Pas tensioneve mes Toni Gogut dhe Gazment Bardhin, fjalën e mori kryetari i PD Sali Berisha i cili tha:
“Kërkoj rikthimin urgjent në Kuvend të padrinos, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojen e Troplinin në qeli Veliajt”.
Kryetarja e Kuvendit reagon duke i fikur mikrofonin dhe duke u shprehur: “Mos guxo të keqpërdorësh më foltoren”.
Në foltore ka shkuar menjëherë Flamur Noka dhe Bardhi, të cilët kanë kërkuar lijimin e kryedemorkatit që të flasë.
Pas situatës së tensionuar, Spiropali ka kërkuar 5 minuta pushim.