Votimi i për kryetarin e degës së PD-së në Bulqizë është shoqëruar me tensione. Mbështetësit e dy kandidatëve të Rithemelimit, Shaqir Manjani dhe Fatos Hoxha janë përplasur më njëri tjetrin brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet votimi.
Nga pamjet që shihni është shkulur dhe një derë nga vendi, ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për radhën.
Kujtojmë se zgjedhja e kryetarit të degës së PD-së në Bulqizë ishte planifikuar të mbahej të dielën, por u anulua për shkak se u shtuan 500 anëtarë në listë, nga 1700 që ishin./albeu.com