Këtë të enjte, ka pasur tensione gjatë seancës plenare. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit të PD-së, Flamur Noka.
Vendimi u mor për shkak se demokrati shkoi drejt foltores gjatë fjalës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, ku i kërkuan dorëheqjen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
“Duhet t’ju vijë turp”, iu drejtua Noka ministres së Brendshme, teksa kjo e fundit iu kthye: “Nuk më intimidon duke më drejtuar gishtin. Jam një grua në detyrë, mos e politizo situatën. Trup të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë”.
Ndërsa kryeparlamentari pasi i dha masën disiplonore të vërejtjes, i hoqi të drejtën e fjalës.
“Zoti Noka vërejtje sipas rregullores. Duke qenë se morët një tërheqje vëmendje dhe një vërejtje dhe përdorët fjalë fyese që cënojnë drejtuesin e seancës, ju heq të drejtën e fjalës për ditën e sotme”, tha Peleshi.