Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga tensione të forta.
Debatet po zhvillohen për propozimin francez, i cili mundëson sheshimin e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe hapjen e negociatave për RMV.
Kur mori fjalën deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, deputetët e shumicës nisën të bërtisnin duke thënë “pasaportën, pasaportën”.
Kjo për shkak pretendimeve se deputeti Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare, ndërsa një gjë të tillë e kishte zbuluar kohë më parë, kryetari i partisë VMRO Bullgare, Krasimir Karakaçanov.