Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin ku Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender me vlerë 130 mijë euro për pamjen e jashtme të punonjësve të tij.
Teksa po fliste në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan, Meta e cilësoi këtë fakt kulmin e marrëzisë.
Sipas tij, ky tender vjen në një kohë varfërie për familjet shqiptare.
“Edhe për pagat edhe pensionet, i kemi më të ulëta, por çmimet dhe taksat i kemi më të larta. Kjo është arsyeja se pse nuk vijnë investitor këtu. Shkojnë në Mal të zi dhe Maqedoni. Këtu vijnë ata që duan të pastrojnë para, investitorë të Ndraghet-ës dhe të ngjashëm me ta. Shihni se si sillet qeveria me çmimin e naftës. Çmimi i naftës në bursa është më i ulët tani në burse se sa ishte para luftës, këtu është në nivelet më të larta. Partia e Lirisë ka paraqitur në vend një propozim për heqjen e taksës së qarkullimit. Nga ajo taksë grumbullohen rreth 200 mije euro në vit, por pjesa tjetër 10 % e saj shkon për mirëmbajtje. Të tjerat shkojnë për projekte luksi. Përfshi dhe këto tenderin për kozmetikën e punonjësve, u njohëm kohët e fundit. Këto janë gjera dmth …është Kulmi i marrëzisë në këto kohë varfërie dhe në këto kohë tronditje të mëdha sociale të shoqërisë dhe familjes shqiptare”, tha ai./albeu.com/