Tenderat me inteligjencë artificiale, Rakipi: Kur gabon “Diella”, kë arreston SPAK-u?

Kryeministri Edi Rama, shpalosi një “ministre” të re në qeveri, e cila nuk ka prani fizike, pasi do të jetë inteligjencë artificiale, e pagëzuar me emrin “Diella”, e cila do të bëjë prokurimet, pra tenderat.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar edhe ky aspekt i qeverisë së re.

Biseda:

Ylli Rakipi: Diella do të bëjë tenderat. Po bëri gabim Diella dhe vete SPAK, ç’ndodh?

Preç Zogaj: Po ajo vepron me algorithm.

Ylli Rakipi: Inteligjenca bën gjërat që fusin këta.

Preç Zogaj: Angazhimi i inteligjencës artificiale, po ndodh në të gjithë botën. Ata nuk janë qenie njerëzore.

Ylli Rakipi: Dhe SPAK-u sekuestron robotin?

Preç Zogaj: Të përdoret inteligjenca artificiale, në ekonomi dhe tendera, por jemi prapa të tjerëve.

Andi Bushati: Sot pasi Rama shpalli qeveri, Politico nxorri lajm, Shqipëria i vetmi vend që vendos në qeveri inteligjencën artificiale. Nëse mbani mend qeverinë e katër viteve, Rama shkonte te ndërkombëtarët dhe thoshte qeveria e parë me kaq shumë gra. Pra Rama do këtë gjë, fasadat.

Denis Dyrnjaja: Mua më duket se e ka menduar mirë. Inteligjenca artificiale nuk është se është e pavarur, diku varet edhe vetë. Por ideja që AKSHI mund ta kontrollojë këtë dhe të jetë password AKSHI…


Shtuar 11.09.2025 22:25

Tags: ,