“Tempulli 2″/ Dalin para Gjykatës së Vlorës 5 nga 32 të arrestuarit, 3 prej tyre lihen në “arrest shtëpie”

Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Vlorës 5 nga 32 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Gjykata e Vlorës vendosi që për 3 prej tyre të ndryshojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie” ndërsa për dy të tjerë të lejë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg.”

Jurgen Mustaj “arrest me burg”

Detan Meçaj “arrest në shtëpi”

Edmond Mustaj “arrest me burg”

Eduard Musai “arrest në shtëpi”

Ervi Rrapaj “arrest në shtëpi”

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Vjola Canaj në seancat gjyqësore të kryera ditën e sotme.

Kanë qenë dy seanca gjyqësore të zhvilluara për caktimin e masës së sigurisë kundrejt këtyre shtetasve.

Masat e tjera të sigurisë për personat e mbetur pritet të zhvillohen përgjatë të enjtes dhe të premtes.

“Tempulli 2”, goditi 7 grupe kriminale dhe në total u arrestuan 273 persona në rang vendi./albeu.com


Shtuar 24.01.2024 17:37