Temperaturat e ulëta në vend, ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Gjatë natës, i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Temperaturat kanë qenë të ulëta, duke krijuar ngrica në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve.

Sakaq, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën. Rrugët, thuhet në njoftimin e ARRSH, janë pastruar dhe qarkullimi vijon pa probleme.

ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjlistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Shtuar 8.01.2024 09:27