Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata

Dita e sotme, me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore, ka nisur të jape shenjat e para të flukseve.

Në pikën kufitare të Morinës, shumë qytetarë kanë kaluar duke zgjedhur të kalojnë bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka shmangur krijimin e radhëve të gjata në kufi, duke sjellë që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të arrijnë në destinacion në kohë, për të shijuar ditën e shtunë pranë detit.

Në kufirin Morinë-Vërmicë, mësohet se janë hapur 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi.

Në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinës, kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.