Një valë e ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore do të tërhiqet gradualisht, duke sjellë një ngrohje të dukshme të motit në territorin shqiptar. gjithë 24-orëshit ky ndryshim atmosferik do të sjellë mot të kthjellët dhe stabilitet për zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa zonat malore do të përjetojnë mot me kthjellime të shoqëruara me vranësira të lehta e kalimtare.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të dukshme, duke u luhatur nga vlerat minimale prej -1°C në zonat verilindore deri në 18°C përgjatë vijës bregdetare, ku do të regjistrohen temperaturat më të larta.
Ky stabilitet atmosferik do të mbajë motin të qëndrueshëm edhe gjatë natës. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke gjeneruar dallgëzim të lehtë2 ballë) në brigjet detare.