Vendi ynë gjatë paradites do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shpeshtoj vranësirat në vend por pa mundur të gjenerojnë reshje. Sipas Meteoalb, parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin së mërkurës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 – 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë./albeu.com