Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit.
Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji.
Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht:
Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.
Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.
Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.
Ndërkohë, grupet e punës të OSSHE janë në terren dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim.
Në disa raste, energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.
