Temperatura më të ulëta se normalja, ja si pritet të mbyllet ky muaj

Ndonëse majit po i vjen fundi duket sikur jemi ende në vjeshtë. Reshje shiu dhe temperatura deri në rreth dhjetë gradë celcius më të ulta se normalja e muajit parashikon shërbimi meteorologjik ushtarak për pjesën më të madhe të territorit.

“Në mbrëmje dhe mëngjesin e nesërm në veriperëndim, ultësirën perëndimore dhe bregdet reshjet hera herës do të jenë më intensitet deri në të lartë dhe shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Branësira mesatare dhe të dendura, reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, nuk përjashtohet alternim kthjellimesh pas mesdites.

E premte kushte të paqendrueshme, moti me vranesira mesatare dhe të dendura dhe alternime kthjellimesh. Shoqerime me reshje me intensitet të ulët.”

As në fundjavë meteorologët nuk parashikojnë përmirësim të kushteve të motit. Reshjet sipas tyre pritet të largohen nga vendi me fillimin e javës tjetër.

“Për ditën e shtunë dhe të dielë vendi do ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme për shkak të masave atmosferike të lagështa me origjine veriore.

Vrenjtur në pjesën më të madhe të territorit shoqëruar me reshje shiu, të dielën lokalisht deri intesitet të lartë në formë shtrëngatash e shkarkesa elektrike.”

Kjo situatë parashikohet të shoqërohet me rënie të mëtejshme të vlerave të termometrit duke nisur nga e shtuna.

“Për më tepër fundjavë zbresin 17- 19 në mesditë shumë herë më të ultë as normalja e majit. Tipike të majit variojnë 28- 29- 32 gradë celcius, vlera normale klimatike të majit. Qendra e presiont të ulët më shumë ndodh në vjeshtë, shtator-tetor, jo tani.”

Problematike deri në mbyllje të javës sipas meteorologëve pritet te jetë era e cila parashikohet të fryjë me intensitet në drejtim nga jugu duke gjeneruar dallgëzim në det 3 deri në 6 ballë.


Shtuar 21.05.2025 16:25

Tags: ,