Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më të nxehta të ditës për të parandaluar rreziqet shëndetësore për vizitorët dhe punonjësit.

Autoritetet greke, thonë mediat e huaja, kanë njoftuar se vendimi është marrë për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Në përgjigje të valës së të nxehtit, autoritetet greke kanë vendosur pushime të detyrueshme pune në disa zona të prekura, veçanërisht në Greqinë qendrore dhe disa ishuj.

 


Shtuar 8.07.2025 11:03